Telenews

Yll Limani ndan pamje të reja nga dasma private e Arbanës dhe Eduartit

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj pak ditë më parë organizuan një ceremoni luksoze të dasmës në Toskana të Italisë.

E veçanta e kësaj dasme ishte se të ftuarve nuk iu lejua që të publikon video dhe foto gjatë ceremonisë.

Megjithatë disa prej tyre e ‘thyen’ këtë rregull duke ndarë imazhe personale dhe detaje të vogla nga dasma e çiftit.

Një prej të ftuarve ishte edhe këngëtari nga Kosova, Yll Limani, i cili edhe ka sjellur disa fotografi të ndryshme nga atje teksa shihet në një kostum elegant.

Në imazhet e reja që postoi sot (e mërkurë), Ylli u pa veshur me një kostum me ngjyrë të gjelbër të lehtë të kmbinuar me këmishë të bardhë.

Mes tyre, autori i “U kry” solli edhe foto brenda ceremonisë ku mund të shihej në numër i madh i të ftuarve.

“E fundit”, ka shkruar Ylli duke iu referuar postimeve nga dasma e dyshes.

Ndryshe, theksojmë që së fundmi Ylli ka paralajmëruar një duet të ri me këngëtaren, Dafina Zeqiri.

Të ngajshme

Lotina shkëlqen pranë Mozzikut

Donat Hashani

Shkak tradhtia? Hakan flet për ndarjen nga Hande

KushtrimGuraj

Alba Vukaj mahnit me linjat e përkryera, publikon imazhe nga pushimet në Itali

Valjeta Turkaj