Telenews

Ylli e mposht Pejën, Pipan e nis mbarë aventurën në basketbollin kosovar

Golden Eagle Ylli i është rikthyer fitoreve, ku nën udhëheqjen e Alesh Pipan arriti fitoren e tretë radhazi në këtë edicion në elitë ndaj Pejës me rezultat 71:83 (18:21, 13:19, 21:25, 19:18), në javën e 18-të të Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 3:10 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 18:21. Therandasit për një nuancë ishin më të mirë edhe në periudhën e dytë, 13:19, për të shkuar në pushim me shifrat 31:40.

Ylli e vazhdoi me lojë të mirë për të ngritur epërsinë në 16 pikë, 47:63, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 52:65. Në dhjetë minutat e fundit, vendasit tentuan rikthimin, por nuk ia arritën qëllimit dhe Golden Eagle Ylli triumfoi 71:83.

Te vendasit, Dardan Berisha shënoi 15 pikë, ndërsa Tristan Ikpe 12, ndërsa te mysafirët Jan Palokaj kishte 20 pikë dhe Lis Shoshi nëntë pikë e tetë kërcime.

Peja ka dhjetë fitore e tetë humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli ka tetë fitore e dhjetë humbje.

Të ngajshme

Feyenoord ”shokon” madje rëndë Bayernin

Donat Hashani

Real Madridi me goleadë ndaj Salzburgut

Donat Hashani

PSG bën rikthim spektakolar ndaj Man Cityt

Donat Hashani