Telenews

Ylli i Prishtinës konfirmon largimin nga kryeqytetasit

Ylli i Prishtinës, Endrit Krasniqi ka njoftuar për largimin e tij nga kryeqytetasit.
Prishtina po kalon nëpër një krizë financiare, dhe si duket nuk kanë arritur ta bindin Krasniqin të qëndrojë në skuadër, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori e ka bërë të ditur largimin e tij përmes llogarisë së tij në “Facebook”, duke theksuar se ishte nder dhe privilegj ta bartë fanellën e Prishtinës.
Njoftimi i plotë i Endrit Krasniqit: 
Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit.
Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën.
Prishtina dhe tifozët e veçantë “Plisat” do të mbeten gjithmonë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka. Shihemi sē shpejti në një ambient të ri…
3y = 3 🏆
 

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj