Sulmuesi italian Lorenzo Lucca nuk i dëgjoi urdhrat e skuadrës gjatë ndeshjes mes Lecces dhe Udineses duke marrë përsipër ekzekutimin e penalltisë pa pëlqimin e trajnerit dhe bashkëlojtarëve.
Ai në fakt luftoi me disa bashkëlojtarë të tij dhe ishte i vendosur ta gjuante penalltinë, ndonëse kjo përgjegjësi i takonte dikujt tjetër.
Disa lojtarë të Udineses ishin të zemëruar me bashkëlojtarin e tyre, i cili mori topin dhe qëndroi tek pika e bardhë, pavarësisht se Florian Thauvin si gjuajtësi i tyre ishte në fushë dhe po mbante shiritin e kapitenit gjithashtu.
Another goal from a former Rosanero today, this time it's Lorenzo Lucca who stole the penalty from his captain Thauvin, smashed it in and immediately got subbed off.
Nobody even celebrated the goal with him 😬pic.twitter.com/SzssDEy8op
— Rosanero ENG (@RosaneroENG) February 21, 2025
Lucca refuzoi që këtë përgjegjësi t’ia dhuronte dikujt tjetër, diçka që çoi në një konfrontim me disa nga bashkëlojtarët e tij, duke përfshirë Jaka Bijol i cili tentoi ta shtynte atë nga pika e penalltisë.
Thauvin, Alexis Sanchez dhe Oumar Solet ishin në mesin e lojtarëve të tjerë të përfshirë në këtë konfrontim.
Edhe lojtarët e Lecces ishin të zhgënjyer nga kjo situatë, duke marrë parasysh sa gjatë iu desh atyre që kjo penallti të ekzekutohej.
Në fund, Lucca realizoi nga penalltia duke realizuar në cepin e sipërm të krahut të majtë të portierit.
Megjithatë, trajneri Kosta Rubnjaic e zëvendësoi Luccan menjëherë, duke e futur në lojë Iker Bravon në minutën e 36-të për ta zëvendësuar atë.