Telenews

Yllin gjerman ëndërron Barcelonën, Flick çel derën

yllin-gjerman-enderron-barcelonen,-flick-cel-deren

Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, duket se është pranë largimit nga klubi në verë, ndonëse bisedimet për një kontratë të re vazhdojnë në Bavari. Megjithatë, ideja për t’u transferuar jashtë vendit për herë të parë në karrierën e tij duket se e tundon yllin me përvojë të Gjermanisë.

Goretzka ka tërhequr interes nga Premier League, Napoli, Atletico Madrid dhe së fundmi Barcelona gjatë muajve të fundit. I lirë të nënshkruajë një parakontratë pa pagesë, Goretzka ndjen se është lënë në hije nga drejtuesit e Bayern-it, pasi ata tentuan ta shesin verën e kaluar. Raportohet se Napoli tashmë ka bërë një ofertë për të.

Sipas Sport, Barcelona do të ishte seriozisht e interesuar për një lëvizje për Goretzkën në verë. 30-vjeçari do ta kishte prioritet një transferim te Barcelona, por prioritetet e klubit katalanas për verën janë një anësor i majtë, një sulmues qendror dhe një mbrojtës qendror. Sqarrohet se nëse do të kishte një largim në mesfushë, atëherë Barcelona do ta konsideronte afrimin e Goretzkës.

Barcelona do të ishte e hapur të pranonte një ofertë të madhe për një lojtar nëse ai dëshironte të largohej, ndërsa Marc Casado, i cili kishte mundësi të largohej verën e kaluar, përmendet si kandidati më i mundshëm.

U raportua javën e kaluar se Goretzka ia ka bërë të ditur klubit interesimin e tij për t’u transferuar te Barcelona. Duke ruajtur ende një marrëdhënie të mirë me Hansi Flick nga koha e tyre te Bayern, ai ka kontaktuar ish-trajnerin për t’i bërë të qartë se do të ishte i hapur për këtë ide. Flick kishte qenë i interesuar ta nënshkruante Goretzkën që në janarin e kaluar, pasi ai do të garantonte nivel performance dhe përvoje, si dhe do të sillte një stil ndryshe mesfushori.

Çështja kryesore mund të jetë koha. Nëse Barcelona fillimisht ndjek tre pozicionet e tjera dhe synon të shesë një mesfushor para se të nënshkruajë me Goretzkën, atëherë oferta e tyre mund të vijë më vonë gjatë afatit kalimtar. Kjo do të thotë se Goretzka do të duhej të priste, duke rrezikuar të humbasë mundësi të tjera transferimi.

Të ngajshme

8 milionë euro në sezon, Milan arrin marrëveshje me bomberin e ri

KushtrimGuraj

Gjiganti anglez plason bombën – gati 160 milionë euro për transferimin e Viniciusit

KushtrimGuraj

Surpriza e merkatos, Marco Verratti transferohet te gjiganti italian

KushtrimGuraj