Telenews

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Analisti Visar Ymeri ka analizuar rezultatet e deritanishme të kandidatëve për deputetë nga partitë politike, duke theksuar faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e tyre.

Sipas tij, deputetët mund të dalin në pah përmes paraqitjeve televizive, performancës në debatet publike apo edhe rrjetit të tyre në terren.

“Ka njerëz që bëhen deputetë pa u ekspozuar shumë në publik, sepse kanë një bazë të fortë elektorale në komunitetin e tyre. Nëse një kandidat siguron 5-6 mijë vota nga vendbanimi apo komuna e tij, i nevojiten edhe pak vota për të kaluar pragun,” shpjegoi Ymeri.

Ai shtoi se disa kandidatë, që nuk kanë një bazë të fortë votuesish, duhet të shkëlqejnë në performancë ose të gëzojnë një mbështetje të madhe nga partia.

Megjithatë, sipas tij, mbështetja e liderëve nuk është gjithmonë një garanci për sukses.

“Mund të kesh përkrahjen e kryetarit apo liderit të partisë, por kjo nuk të siguron as renditjen në listë, e aq më pak fitoren,” tha ai në emisionin ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Të ngajshme

Strategic Group dhe Ocean B Holding nga Katari nisin iniciativën investuese prej 2 miliardë dollarësh për Kosovën dhe Shqipërinë

Rrezarta Ramaj

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Rrezarta Ramaj

Arlinda Zekaj e raportoi armën e Jeton Sylajt në korrik, askush nuk e verifikoi e tek pas vrasjes u gjet armë në shtëpinë e tij

Rrezarta Ramaj