Telenews

YouTuberi britanik prezanton konzolën më të hollë të PlayStation 5 Slim

Mjafton të krahasohet me kompjuterët që janë shumë më të vegjël se kjo konzolë, e shumë adhurues të PlayStation me padurim po presin prodhimin e modelit më të hollë, transmeton Telegrafi.

E nëse jeni i padurueshëm të prisni që të shfaqet zyrtarisht një model i tillë, youtuberi britanik DIY Perks ka zbuluar konzolën PlayStation 5 Slim, që është për dy centimetra më e hollë.

Konzola përdor sistemin për ftohje me ujë, që ftoh procesorin dhe VRM-në si dhe ftohjen për memoriet GDDR6. Të gjitha këto komponente ngrohen më pak gjatë punës sesa në konzolën origjinale të PlayStation 5.

DIY Perks e ka krijuar PlayStation 5 Slim, e gjatë procesit të punës nuk përdori pajisje të avancuara. /Telegrafi/

The post YouTuberi britanik prezanton konzolën më të hollë të PlayStation 5 Slim appeared first on tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!.

Të ngajshme

Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërsa kostot e inteligjencës artificiale rriten

KushtrimGuraj

Audi njofton rikthimin e modelit A2, me një formë të re

Valjeta Turkaj

Bashkimi Evropian kundër Google

Valjeta Turkaj