Telenews

Zafa tallet me Pecin: Edhe nëse mbillen livadhet e Dimal Bashës, Kosova s’e siguron bukën e motmotit

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është tallur keq me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, i cili dje ka thënë se Kosova për herë të parë ka siguruar bukën e motmotit.

Ai ka thënë se pretendimi i minsitrit është ganjeshter e pastër.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka ironizuar duke thënë se Kosova bukën e motmotit nuk mund ta sigurojë edhe po t`i mbjelltë edhe livadhet e Dimal Bashës.

“Ky Peci i Vjosës&Gervallës është mësu me rrejt ose thën më butë, me gënjy si Albini. Nuk thotë populli kotë një fjalë; me kë të rrish, ashtu bëhesh! Gjithë livadhet e Kosovës duke i përfshi edhe livadhet e Dimal Bashës me i mbjellën, është pikëpytje a mundesh me siguru bukën e motmotit”, ka shkruar Berisha.

Të ngajshme

Kurti për deklaratat e Trump rreth Kosovës e Serbisë: S’i di planet e ShBA-së, s’kam informacione

KushtrimGuraj

Danimarka kap Kosovën “për veshi” për në BE (VIDEO)

KushtrimGuraj

Si ta fillosh mëngjesin mbarë – Sekreti i një dite të qetë

Erzana Fazliu