Telenews

Zafir Berisha shoqërohet në polici

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është shoqëruar në  Policisë së Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi – zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Sipas Veselit arsyeja e shoqërimit të Berishës  ishte për shkak të një gjobë trafiku të cilën Policia e Kosovës ia ka shqiptuar Berishës.
“Po është e vërtetë, që zotëri Berisha është shoqëruar në stacionin policor pasi që i njëjti nuk ka pranuar gjobën e shqiptuar nga njësiti i policisë” ka thënë Gashi
Po ashtu sipas Gashit i njëjti në shenjë pakënaqësie i ka ofenduar dhe i ka sulmuar zyrtarët policorë.
 

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi