Telenews

Zbulohen detaje mbi stadiumin ku do të performojë Kanye West

Tirana pritet të bëhet epiqendra e muzikës ndërkombëtare më 11 korrik 2026, me një koncert të shumëpritur nga artisti global Kanye West.Ministri i Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zbuluar sot të tjera detaje në lidhje me eventin e rëndësishëm.

Ai bën me dije se do të ngrihet provizorisht nga organizatorët një stadium në Kashar, pranë rrugës dytësore të atuostradës, i cili do të qëndrojë për disa javë.

“Për arsye mobiliteti e sigurie e aksesi u zgjodh ky pozicion strategjik! Çdo kosto e ngritjes dhe e eventit është e promotorëve privat të eventit, ndërsa shteti koordinon dhe mbështet me çdo mënyrë tjetër që të garantohet mbarëvajtja”, bëri me dije ministri Gonxhja.

Sipas njoftimit zyrtar, koncerti do të jetë një performancë e vetme “one-night-only”, e cila pritet të tërheqë dhjetëra mijëra spektatorë nga vendi dhe jashtë tij.

Të ngajshme

Fifi e shqetësuar nga protestat në Shqipëri: O nalnu bre, pashë Zotin e madh, nëse keni Zot, nalnu –

KushtrimGuraj

Unazat në tapetin e kuq zbuluan gjithçka, Martin Freeman u martua fshehurazi me partneren 21 vjet më të re –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj