Telenews

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky shkuan në dhoma të ndara pas shkëmbimit të “fjalëve të ashpra” në Zyrën Ovale, me ukrainasit që dëshironin që bisedimet të vazhdonin.

Shtëpia e Bardhë, megjithatë, e bëri të qartë se ishte koha që ata të largoheshin, shkruan CNN.

Sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, Trump urdhëroi që ukrainasve t’u thuhet të largohen.

Siç vë në pah CNN, pasi presidenti Trump dhe presidenti ukrainas Zelensky u përplasën me tone të jashtëzakonshme, Trump grumbulloi këshilltarët e tij kryesorë brenda Zyrës Ovale.

Trump u konsultua me Zëvendës Presidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent dhe këshilltarët e tjerë të tij kryesorë pas përballjes dramatike ku Trump dhe Vance akuzuan Zelenskyn se ishte mosmirënjohës për ndihmën e SHBA-së, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo ishte kur Trump përfundimisht vendosi që Zelensky “nuk ishte për të negociuar”.

Ai udhëzoi Rubion dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, të jepnin mesazhin: ishte koha që Zelensky të largohej.

Sipas CNN, ukrainasit po qëndronin aty pranë në një dhomë të veçantë, e cila është standarde kur vjen për vizitë një udhëheqës i huaj.

Në mënyrë tipike, ata shkojnë në dhoma të tjera, pastaj mblidhen për drekë.

Por ukrainasit nuk do të darkonin në Shtëpinë e Bardhë.

Ndërsa ushqimi i përgatitur gjendje aty pranë në një korridor jashtë zyrës së sekretarit të shtypit, ukrainasit u udhëzuan të largoheshin.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se ukrainasit protestuan dhe donin të vazhdonin bisedimet. Por atyre iu tha jo.

Zelensky u largua menjëherë pas kësaj

Të ngajshme

Zherka pas përplasjes Trump-Zelensky: Në Kosovë, gara se kush do qëndrojë në opozitë do të jetë e nxehtë

Donat Hashani

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Donat Hashani

Votat e diasporës më postë, ja në cilin vend po prinë PDK-ja

Donat Hashani