Telenews

Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për person të zhdukur nga lufta

Një zhvillim i rëndësishëm ka ndodhur në kërkimin e personave të zhdukur nga lufta, mëson Sinjali.

Më 28 prill 2026, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka realizuar një aksion gërmimi dhe eksumimi në varrezat e Dëshmorëve në fshatin Krushë e Vogël, në Prizren.

Veprimi është kryer në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore – Departamenti Special në Prishtinë.

Gjatë gërmimeve në lokacionin e identifikuar, hetuesit kanë hasur mbetje eshtërore njerëzore me interes forenzik, për të cilat dyshohet se i përkasin të paktën një personi që figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë periudhës së luftës 1998–1999.

Pas përfundimit të procedurave në vendngjarje, mbetjet janë dokumentuar, inventarizuar dhe transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të detajuara, përfshirë autopsinë dhe analizën e ADN-së për identifikim.

Rasti mbetet nën hetime dhe priten rezultatet që mund të hedhin dritë mbi fatin e personave të zhdukur nga lufta.

Të ngajshme

Reuters pas dështimit të presidentit: Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, në mes të një krize politike

Valjeta Turkaj

Fotografia e Trump pritet të shfaqet në pasaportat amerikane për 250-vjetorin e pavarësisë

Valjeta Turkaj

Ministria publikon çmimet maksimale të lejuara për derivate të naftës për sot

Valjeta Turkaj