Telenews

Zbulohen rreth dy kilogramë kokainë në një automjet në Merdare, përmes skanerit që dhuroi ShBA’ja

Dogana dhe Policia kanë zbuluar rreth dy kilogramë drogë në një automjet në Merdare.

Sipas Doganës, dyshohet se substanca në fjalë është kokainë dhe se ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit, shkruan Reporteri.net.

Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“…pajisje e cila ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve dhe ka mundësuar lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente dhe se ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, përmes bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, shkëmbimit të inteligjencës dhe përdorimit të kapaciteteve moderne teknike, me qëllim parandalimin e veprimtarive ilegale dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe të kufijve të Republikës së Kosovës”, theksohet në njoftim.

Skaneri në fjalë iu dhurua Kosovës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka vlerë tre milionë dollarë.

Të ngajshme

Ambasada në Abu Dhabi u kërkon kosovarëve të mos shpërndajnë pamje të incidenteve me raketa e dronë në UAE

Valjeta Turkaj

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubishtë të Vitisë

Valjeta Turkaj

​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

Valjeta Turkaj