Telenews

Zbulohet biseda e fundit mes Shakirës dhe Pique para se ti jepnin fund lidhjes

zbulohet-biseda-e-fundit-mes-shakires-dhe-pique-para-se-ti-jepnin-fund-lidhjes

Sot secili vazhdon rrugën e tij, por cila ishte biseda e fundit midis Piques dhe Shakirës para se t’i jepnin fund lidhjes së tyre 12-vjeçare.

Paparaci spanjoll Jordi Martin së fundmi ka zbuluar atë që u tha mes ish-çiftit kur vendosën të ndaheshin.

“Jam i mbingarkuar dhe më duhet pak kohë”,-është shprehur mbrojtësi i Barcelonës ndaj këngëtares.

Përgjigja e saj? “Mos u shqetëso, unë do të shkoj në Shtetet e Bashkuara për të regjistruar për 17 ditë”.

Që prej asaj kohe, marrëdhënia e Pike-s me të dashurën e re, Clara Chia Marti-n është bërë e ditur publikisht, ndërkohë që ka bërë bujë edhe sherri me Shakirën për kujdestarinë e Sashës dhe Milanit.

Para kësaj futbollisti dhe autorja e hitit “Te Felicito”e njoftuan ndarjen e tyre publikisht, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimi juaj”.

Të ngajshme

Brikena “e tepron” me fotoshop, një detaj në foton e saj bie menjëherë në sy

Rrezarta Ramaj

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre –

KushtrimGuraj