Telenews

Zbulohet emri i moderatores së sezonit të ri të “Për’puthen”

Me fillimin e shtatorit, thuajse përfundimit të pushimeve verore në ekranet shqiptare po rikthehen emisionet e ndryshme të cilat ishin në pauzë tash e disa muaj.

Një ndër ta është edhe Për’puthen që po rikthehet jo vetëm me sezon të ri, por edhe me moderatore të re.

Teksa ka kohë që në media qarkullonin emra të ndryshme se kush do ta prezantojë, tashmë pritjes i erdhi fundi.

Bëhet fjalë për Oriela Nebijaj, e cila e ka konfirmuar vetë këtë teksa ishte e ftuar në “Wake Up”.

“Për’puthen do të jetë me shumë të reja këtë sezon dhe besoj që edhe unë do jem pjesë e këtyre të rejave, do ta kem këtë rolin e për’puthjes së dynjasë. Unë them që po, e ta shohim.”, u shpreh nën të qeshura Oriela.

Prezantuesja e “Për’puthen” për tre sezone radhazi ishte Bora Zemani./

Të ngajshme

Lutfi Haziri shfaqet krah nipit, Lotina publikon fotografinë e ëmbël

Rrezarta Ramaj

Brikena “e tepron” me fotoshop, një detaj në foton e saj bie menjëherë në sy

Rrezarta Ramaj

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Rrezarta Ramaj