Telenews

Zbulohet “misteri” i flamurit që u vendos tek “Rrethi me Flamur” në Prishtinë

Instituti ‘Friedrich Ebert Stiftung’ ka bërë të ditur se flamuri i vendosur tek rrethi kryesor i Prishtinës, i njohur si “Rrethi me Flamur”, simbolizon jelekun e punës së punëtorëve.

Nga ky institut bëjnë të ditur se flamuri kombëtar është zëvendësuar me këtë flamur në nder të Ditës Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve.

Sot, në Ditën Botërore të Përkujtimit të Punëtorëve (28 Prill), në qendër të Prishtinës, zëvendësuam Flamurin Kombëtar me një jelek pune.

Ky jelek është një simbol universal i të gjithë punëtorëve: të ndërtimit, policëve, punëtorëve të rrugëve, dhe shumë të tjerëve. Me këtë akt, kujtojmë dhe nderojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën në vendin e punës dhe në kushte të rënda pune.

Instalacioni është një thirrje për reflektim dhe për të menduar për sigurinë, jetën dhe dinjitetin e çdo punëtori”, thuhet në postimin e institutit.

 

Të ngajshme

Sot i jepet lamtumira e fundit 15-vjeçares që vdiq mbrëmë tragjikisht në Skenderaj

Valjeta Turkaj

Kosova urdhëron arrestimin e Radoiçiqit dhe 19 serbëve të dyshuar për vrasjen e 106 civilëve në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Limaj për vdekjen e ushtarit Shala: Trim i lindur dhe shok i pathyeshëm

Valjeta Turkaj