Telenews

Zbulohet plani ‘sekret’ i Real Madridit me Mastantuonon

zbulohet-plani-‘sekret’-i-real-madridit-me-mastantuonon

Real Madridi ka vendosur ta regjistrojë transferimin e ri, Franco Mastantuonon, si lojtar të Castillas për sezonin 2025/26, raporton Marca.

Ky hap shihet si strategjik, pasi i jep klubit fleksibilitet në listën e regjistrimeve, veçanërisht në rast se hapet një mundësi e re për përforcime para mbylljes së afatit kalimtar.

Mastantuono iu bashkua zyrtarisht madrilenëve nga River Plate për një shumë rekord prej 63.2 milionë eurosh, që përfshin edhe klauzolën e lirimit prej 45 milionë eurosh.

Mesfushori argjentinas do të mbajë fanellën me numër 30, duke ruajtur kështu numrin e tij të preferuar, pavarësisht zërave të mëparshëm që sugjeronin se mund të merrte numrin 25.

Vendosja e tij te Castilla nuk do të thotë se ai nuk do të ketë shanse me ekipin e parë, pasi rregullat i lejojnë të aktivizohet në të dyja skuadrat gjatë sezonit.

Ky vendim konfirmon qasjen e Real Madridit për të integruar gradualisht talentet e rinj, duke u dhënë kohë për t’u përshtatur me futbollin evropian dhe ritmin e La Ligës.

Të ngajshme

Nga majat e Evropës në skandal: Goditjet që i kushtuan me përjashtim kampionit të ri

KushtrimGuraj

Partizani i Beogradit dhe Lech Poznani dënohen për mesazhet politike kundër Kosovës

Donat Hashani

Menaxheri i Zekës tregon arsyjen e dhimbshme, pse lojtari i tij iku nga klubi rumun

Donat Hashani