Telenews

Zëdhënësi i Qeverisë: Me shumë gjasë nesër do të ketë takim Kurti-Vuçiq në Bruksel

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka bërë të ditur se nesër mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Me shumë gjasë nesër do të ketë një takim në Bruksel. Kur të konfirmohet, do të ju njoftojmë”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano bëri të ditur se kanë ftuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për një takim në Bruksel, siç u shpreh ai “sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Kjo ftesë iu bë për të diskutuar në lidhje me targat dhe vendimin për gjobitjen e atyre që nuk i kthejnë targat në RKS, vendim ky i cili do të hyjë në fuqi me 21 nëntor.

Mediat në Serbi thanë se Vuçiqi e ka pranuar ftesën e BE-së, dhe se do të takohet me Kurtin në Bruksel të dielën ose të hënën e 21 nëntorit, në ditën kur nis gjobitja e shoferëve me targa ilegale KM.

Të ngajshme

Turqia po kthehet në “parajsën” e yjeve të futbollit: Salah, Muriqi e shumë emra të mëdhenj…!

Yllka Gashi

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Yllka Gashi

“Kjo është ajo që të pret kur kthehesh në shtëpi”, Dafina Zeqiri emocionon me postimin e fundit

Yllka Gashi