Telenews

Zelanda e Re rihap kufijtë pas mbylljes 2-vjeçare nga pandemia

Pas një mbyllje më shumë se dy vjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit, Zelanda e Re ka vendosur më në fund të rihapë kufijtë e saj për vizitorët ndërkombëtarët, edhe pse kjo nuk vjen pa kushte. Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend, pro ama ata duhet të jenë të vaksinuar kundër koronavirusit e të kenë dhe një test negativ.
Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga prilli. Zelanda e Re i mbylli kufijtë që në mars në mars të vitit 2020, kur edhe shpërtheu pandemia e koronavirusit.
Vendi me pesë milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi. Qeveria insiston se numri i ulët i viktimave është rezultat i strategjisë së izolimit, si dhe politikave të testimit të shpejtë dhe gjurmimit. Covid 19 shpërtheu për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019, e u shpall pandemic nga OBSH-ja vetëm marsin e 2020-tës. të dhënat e Universitetit Johns Hopkins në SHBA, tregojnë se kjo sëmundje mori jetët e 6.2 milionë personave nëpër botë e preku mbi 513 milionë të tjerë.

Të ngajshme

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Hafize Elshani

Nuhatni njërën ndër këto pesë gjëra dhe menjëherë do të mësoni a ju kërcënon sëmundja e rrezikshme

Hafize Elshani

Kujdes! Ja kur duhet të bëni seks gjatë Ramazanit

Donat Hashani