Zelensky përmes një cicërime në “X”, e ka falënderuar Amerikën për mbështetjen dhe për vizitën.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit presidentitDonald Trump, Kongresit dhe popullit amerikan”.
“Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”, shkroi Zelensky.
Shtëpia e Bardhë e konfirmoi se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar që ta largojnë delegacionin ukrainas me në krye presidentin Zelensky, pas bisedës së ashpër që e patën në Zyrën Ovale.