Telenews

Zelensky del me video për vizitën në Athinë ku pjesëmarrës ishte Kurti, s’e përmend Kosovën

Volodymyr Zelensky, president i Ukrainës, ka publikuar një video teksa ka folur për vizitat që i kishte në Evropë, përfshirë edhe atë në Athinë ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Zelensky përmendi të gjithë liderët, pos kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Ukraina nuk e ka njohur Kosovën si shtet, përkundër se ka pasur zërave muajve të fundit se një gjë e tillë po shqyrtohet.

Megjithatë, kreu ukrainas nuk gjeti vend ta përmend Kosovën përkundër se Kosova ka vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, si dhe ka dhënë mbështetje për Ukrainën.

”Katër vizita. Suedia, Holanda, Danimarka, Greqia. Samiti Ukrainë-Ballkan. Bisedime me krerët e Bullgarisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Moldavisë, Komisionit Evropian. Ne kthehemi në shtëpi me mbështetje të re politike dhe marrëveshje që e bëjnë Ukrainën më të fortë”, ka thënë ai në Tëitter.

Gjatë qëndrimit në Athinë ka ndodhur vetëm një përshendetje e shkurtër në mes Kurtit dhe Zelenskyt, pa pasur ndonjë takim

Të ngajshme

Presidentja e ashpër me Qeverinë: E refuzuan heqjen e tarifës ndaj Amerikës, Serbisë ia mbajmë tarifën zero

Valjeta Turkaj

Një vajzë e vogël goditet nga motoçikleta në sheshin e Pejës

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e datës 14 prill

Erzana Fazliu