Telenews

Zelensky: Jam i gatshëm të flas vetëm me Putinin, jo me ndërmjetësues të tij

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka konfirmuar se është i gatshëm të flasë drejtpërdrejt me Vladimir Putinin, por pa ndërmjetës.
Duke folur për Rai 1, Zelensky tha se do të hynte në negociata me Putinin “për kushtet e dialogut, jo për kushtet e ultimatumeve”.
“Si president, jam gati të flas me Putinin, por vetëm me të. Pa asnjë nga ndërmjetësit e tij. Dhe në kuadrin e dialogut, jo ultimatume”.
Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi, kur u takuan në kufirin e Bjellorusisë.
Çdo diskutim i mëpasshëm është mbajtur nga distanca.
Zelensky tha se “hapi i parë i qartë” drejt negociatave, do të ishte tërheqja e trupave ruse nga Ukraina.
“Largohu nga ky territor që ke pushtuar që nga 24 shkurti. Ky është hapi i parë i qartë për të folur për çdo gjë”, shtoi ai.

Të ngajshme

Aksident i rëndë në Skenderaj – s’dihet për të lënduar (VIDEO)

Donat Hashani

Osmani pati të drejtë kur foli për ndërhyrjen e Trumpit në konfliktin Kosovë-Serbi?

Donat Hashani

Zemaj për VV-në: Nëse nuk i ka 61 vota, është mirë të lëshojë rrugë (VIDEO)

Donat Hashani