Telenews

Zelensky mbërrin në Britani për t’u takuar me kryeministrin Sunak

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Britaninë e Madhe për t’u takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. Lajmin e bëri të ditur Downing Street të hënën.

Zelensky mbërriti në Chequers, shtëpia zyrtare në fshat e kryeministrit britanik në detyrë, rreth orës 09:30 të mëngjesit me orën lokale, raporton CNN duke cituar burime.

Checkers ndodhet në Buckinghamshire, rreth 40 milje në perëndim të Londrës.

Të dy liderët do të zhvillojnë diskutime “mbi rezistencën e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës ndaj pushtimit brutal të Putinit”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se Britania e Madhe i ka dërguar disa raketa “Storm Shadow” në Ukrainë, duke i dhënë vendit një aftësi të re sulmi me rreze të gjatë përpara një kundërofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse./A2news

Të ngajshme

Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti –

KushtrimGuraj

FBI-ja fajëson Korenë e Veriut për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve nga Binance –

KushtrimGuraj

“Le të lehin, unë nuk e flas gjuhën e tyre”, Monika Lubonja thumbon kritikët

Rrezarta Ramaj