Telenews

Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë për takimin e tij me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Dyshja shtrëngoi duart para se të hynin brenda, raporton BBC.

Ndërsa dy udhëheqësit shtrënguan duart, gazetarët i bënë pyetje Trumpit me zë të lartë.

“A besoni se mund ta bindni Putinin të përfundojë luftën?” dhe “a po negocion Putini me mirëbesim?”, ishin pyetjet e disa gazetarëve, sipas BBC-së.

Trump nuk iu përgjigj pyetjeve dhe hyri brenda me Zelenskyn.

Të ngajshme

Shaip Kamberi: Lufta e UÇK-së kundër fashizmit do të mbetet përgjithmonë e pastër

KushtrimGuraj

Zelensky te Trumpi: Siguria garanton një çështje ‘të rëndësishme’ për ukrainasit

KushtrimGuraj

Mozzik në mesin e protestuesve në Tiranë, shfaqet me thënien e veçantë të Kadri Veselit të stampuar në sako

Donat Hashani