Telenews

Zelensky me apel për ushtarët rusë: Dorëzohuni sa më parë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar ushtarët e Rusisë që të dorëzohen.
Në një adresim televiziv, ai ka thënë se forcat ruse kanë pësuar humbjet më të rënda që prej nisjes se pushimit të vendit të tij, madje edhe më të renda se lufta në Çeçeni.
Ai ka shtuar se ata tashmë e kanë kuptuar se nuk mund të arrijnë asgjë me luftë, raporton BBC.
“E di se ju doni që të mbijetoni”, ka thënë Zelensky, duke theksuar se ata ushtarë të cilët do të dorëzohen do të trajtohen “si njerëz, me dinjitet”.
Më tej presidenti ukrainas ka falënderuar redaktoren Maria Ovsyannikova, e cila ndërpreu lajmet në një televizion shtetëror rus, duke bërë thirrje që të ndalet lufta.
“Falënderues ndaj atyre rusëve të cilët nuk rreshtin së kërkuari të vërtetën”.

Të ngajshme

Ministria e Financave thotë se vetëm disa kategori të pensionistëve lirohen nga paraqitja e rregullt

KushtrimGuraj

‘Me 4 mijë € shëron autizmin’ – Arianit Sllamniku u jep fëmijëve ilaçe për kafshë

KushtrimGuraj

Rutte: NATO do të vazhdojë të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën

KushtrimGuraj