Telenews

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

 

 

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka bërë një shkrim në rrjetet sociale pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë në ambientet e kryeministrisë.

Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka thënë se me kryeministrin shqiptar kanë diskutuar për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve.

“Që në ditët e para të pushtimit, Shqipëria mbështeti Ukrainën, luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama, nënshkruam Marrëveshjen e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë”, deklaroi ai.

“Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin e bashkëpunimit tonë dhe forcimin e pozitave të Ukrainës në rajonin e Ballkanit. Sot folëm edhe për nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe mundësinë e prodhimit të përbashkët të armëve. Falë qeverisë dhe popullit të Shqipërisë, ne nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë suaj ndaj ukrainasve!”, ka shkruar tutje Zelensky në “X”.

Të ngajshme

Bisedimet ShBA-Iran në Oman nën hije pasigurie për shkak të kërkesave të Trumpit

Valjeta Turkaj

Rrahu gruan e pastaj sulmoi policët, i dyshuari dërgohet në psikiatri për trajtim

Valjeta Turkaj

Parashikimi i motit për sot

Valjeta Turkaj