Telenews

Zelensky: Miliona njerëz do të vdesin urie nëse Rusia nuk zhbllokon grurin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëron se miliona njerëz në mbarë botën mund të vdesin nga uria, nëse Rusia nuk e lejon Ukrainën të eksportojë grurë nga portet e saj.
“Ne nuk mund të eksportojmë grurë, misër, vaj vegjetal dhe produkte të tjera që kanë luajtur një rol stabilizues në tregun global”, tha Zelensky në një fjalim video të regjistruar në Gala 100 Time, siç raportohet nga CNN.
“Kjo do të thotë se, për fat të keq, dhjetëra vende mund të përballen me mungesë fizike të ushqimit. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha presidenti ukrainas.
Udhëheqësit globalë kanë dënuar bllokadën nga forcat ruse në portet kryesore në Ukrainë, duke përfshirë Mariupolin në Detin e Azov dhe Odesan në Detin e Zi, që ka lënë më shumë se 20 milionë tonë drithë të bllokuar brenda vendit. Marina e Ukrainës tha të hënën se rreth 30 anije dhe nëndetëse ruse vazhduan bllokadën e transportit civil në Detin e Zi.

Të ngajshme

Të hënën publikohen rezultatet për studentët e pranuar në konvikte

KushtrimGuraj

Ministra, kryetarë komunash e ambasadorë në Belfast, për të parë Kosovën, kush është atje

KushtrimGuraj

Putini nënshkruan ligjin e radhës: Të huajt që luftojnë për Rusinë mund të marrin nënshtetësinë

KushtrimGuraj