Telenews

Zelensky në Tiranë: Propozoj të organizohet një Forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes

 

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë fjalën e tij në Samitin për Ukrainën që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Zelensky është shprehur mirënjohës ndaj të gjitha kombeve dhe shteteve për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës, teksa ka propozuar që të organizohet një Forum i përbashkët në fushën e mbrojtjes.

“Së pari, ne besojmë që çdo komb në Europë që ruan parimet meriton integrimin plot. Ukraina ju është shumë mirënjohëse për mbështjen që po na jepni për integrimin tonë. Së dyti, u jam mirënjohës të gjitha kombeve dhe shteteve për formulën e paqes. Avantazhi është që çdo pikë e kësaj marrëveshje mund të zgjidhet. Të gjithë mund të kontribuojë në paqen. Prandaj, ju ftoj të merrni pjesë në samitin e Paqes që do të mbahet në Zvicër.

Së dyti, kur kombet bashkëpunojnë, të gjithë fuqizohen, prandaj ne jemi krenarë që të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme. Ne shohim ofertën e municoneve, prandaj ne propozojmë që të organizohet një forum i përbashkët për fushën e mbrojtjes. Ju jam mirënjohjes për punën e mirë që është bërë për Ukrainën dhe Kievin. Për sa i përket, sigurisë së ushqimeve, ne duhet të vazhdojmë marrëdhëniet tona, në tregti, energji dhe në çdo fushë. Gjithçka që na bën ne partner të mirë, e bën Putinin më të dobët. Vetëm në këtë formë mund të fuqizohemi së bashku”, tha Zelensky.

Të ngajshme

Shkodër: Arrestohet 19-vjeçari, kapen rreth 165 mijë € të dyshuara të falsifikuara dhe municion luftarak

Valjeta Turkaj

Dyshimet për dallavere me vota, ndalohet edhe një kryesuese në Deçan

Valjeta Turkaj

KQZ publikon shifrat se sa shpenzuan partitë politike për tre muaj

Valjeta Turkaj