Telenews

Zelensky shpërndan foto të Ukrainës së shkatërruar: Do të restaurojmë çdo gjë [Foto]

Presidenti historik i Ukrainës, Volodymyr Zelensky vazhdon të jetë aktiv në llogarinë e tij zyrtare në Facebook edhe pse shteti i tij po bombardohet nga të gjitha pjesët.
Në postimin e fundit, kreu ukrainas thotë se regjimi rus vazhdon ta godasë vendin e tyre, porse Ukraina do të restaurojë gjithçka dhe do jetë vend i banueshëm si çdoherë për qytetarët e vet.

”Ne do të restaurojmë gjithçka. Çdo rrugë e çdo qytet. Çdo shtëpi, çdo apartament. Ne do t’i drejtojmë të gjitha përpjekjet tona për këtë, gjithë ndihmën e botës. Dhe ne tashmë po formojmë fonde për Ukrainën për ta bërë atë vend për të jetuar”, shprehet Zelensky. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës

KushtrimGuraj

Raportimet se Sylejman Meholli i VV’së e ka kërcënuar Ferit Idrizin, Policia thotë se ka pranuar informatë për kanosje- detaje

KushtrimGuraj

“Rrini në linjë”, këshilltari i Osmanit paralajmëron njohje të reja me një foto nga Siria

Donat Hashani