Telenews

Zelensky telefonon Ramën pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev

Pas lajmit se Shqipëria do të hapë së shpejti ambasadë në Kiev, pikërisht në 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shteteve, kryeministri Edi Rama dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Këtë telefonatë Zelensky e ka konfirmuar në rrjetin e tij social “Twitter” duke thënë se në fokus të bisedës ishte hapja e Ambasadës shqiptare në Ukrainë.

Veç këtyre temave ata kanë folur edhe mbi situatën në frontin e luftës duke falënderuar kryeministrin shqiptar edhe për mbështetjen dhe ndihmën e tij.

Të ngajshme

Nesër varroset 37-vjeçari që u vra dje në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Permbyset mjeti bujqësor, vdes 63 vjeçari ne Elbasan

Valjeta Turkaj

Dogana ndalon syze dielli “Gucci, “Porsche” dhe “Miu Miu”

Valjeta Turkaj