Telenews

Zelensky tregon se kur do të takohet me Trumpin

zelensky:-putin-deshiron-paqe-vetem-gjate-parades-se-tij

Lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump, të hënën që po vjen.

Ky takim vjen pas atij midis Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, që u mbajt dje në Alaskë.

Ai ka njoftuar se do të udhëtojë për në Washington ku edhe do të mbahet takimi dypalësh.

Këtë gjë e bëri të ditur pasi kreu sot një telefonatë me Trumpin, me të cilin më parë ka pasur edhe përplasje në pikëpamje.

Zelensky po ashtu tregoi se presidenti amerikan i ka treguar për pikat kryesore që janë diskutuar në takimin e djeshëm me Putinin.

Përndryshe, Trump tha se bisedimet me liderin rus kanë  qenë  të frytshme rreth mundësisë së arritjes së paqes me Ukrainën ndonëse tha se “nuk ka marrëveshje deri sa të  mos ketë marrëveshje”.

Të ngajshme

S’certifikohen “Lidhja e Prishtinës” dhe “Lëvizja … e Shqipëtarëve” – arsyjet janë të çuditshme

Donat Hashani

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës e shqetësuar nga ndërprerja e energjisë për biznese

Donat Hashani

KEDS-i nis shkyçjen e bizneseve që nuk kanë marrëveshje me furnizues të licencuar

Donat Hashani