Telenews

Zelensky: Ukraina do ti fal të burgosurit me përvojë luftarake që shkojnë në front

Duke kërkuar për më shumë luftëtarë, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se sipas ligjit ushtarak, do të lejojë që personat e burgosur me përvojë luftarake të lirohen për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit dhe “të kompensojnë fajin e tyre”.
Ai tha se ka besim që do të fitojnë ndaj Rusisë, derisa theksoi se kur kishte planifikuar të kandidonte për president, kishte thënë se secili qytetar është president.
“Kur planifikova të bëhem president, thashë se secili prej nesh është president. Sepse të gjithë jemi përgjegjës për shtetin tonë. Për Ukrainën tonë të bukur. Dhe tani ka ndodhur që secili prej nesh është një luftëtarë, dhe kam besim që secili prej nesh do të fitojë”, deklaroi Zelensky nëpërmjet një videoje të publikuar në Twitter.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban të hënën mbledhjen e radhës në orën 09:00

Rrezarta Ramaj

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…