Telenews

Zelensky: Ukraina e hapur për diskutime territoriale vetëm me armëpushim të pakushtëzuar

zelensky:-ukraina-e-hapur-per-diskutime-territoriale-vetem-me-armepushim-te-pakushtezuar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina do të ishte e gatshme të diskutonte lëshimet territoriale si pjesë e bisedimeve të paqes.

Duke folur me gazetarët në Kiev, ai tha se Ukraina do të ishte e gatshme të “diskutonte çështje territoriale, por vetëm një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar”.

“Një armëpushim i plotë dhe i pakushtëzuar hap mundësinë për të diskutuar gjithçka. Ajo që thotë Presidenti Trump është e vërtetë dhe unë jam dakord me të në atë që sot nuk kemi armë të mjaftueshme për të kthyer kontrollin mbi gadishullin e Krimesë,” u tha Zelensky.

Më parë, zyrtarët në Kiev përjashtuan mundësinë e bërjes së lëshimeve territoriale në këmbim të paqes me Rusinë.

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha në një intervistë për revistën Time të botuar sot se “Krimeja do të qëndrojë me Rusinë”.

The post Zelensky: Ukraina e hapur për diskutime territoriale vetëm me armëpushim të pakushtëzuar first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Osmani e ashpër me Vuçiqin, ia vë edhe një epitet

Donat Hashani

Komuna e Prishtinës tregon nëse janë ndaluar ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani