Telenews

ZELENSKY VAZHDON THIRRJET PËR PAQE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i kërkoi sot Moskës të angazhohet në bisedimet e mëtejshme të paqes “pa vonesë” – ndërsa lufta hyn në javën e katërt.
Zelensky mes tjerash thotë se kjo është mundësia e vetme që Rusia të zvogëlojë gabimet e veta, shkruan Skynews.
“Ky është mundësia e vetme për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta.
“Është koha për t’u takuar, është koha për të biseduar, është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen disa breza për t’u rikuperuar”, tha Zelensky.
Ukraina dhe Rusia janë përfshirë në disa raunde bisedimesh deri më tani, duke filluar në Bjellorusi dhe së fundmi duke u zhvilluar përmes video-konferencës.
Megjithatë, ata ende nuk kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim.

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë drejt Sarës

Erzana Fazliu