Volodymyr Zelensky ka qëndruar në afërsi të vijës së frontit lindor, ku forcat ukrainase po përpiqen të ecin përpara në luftën kundër rusëve.
Presidenti ukrainas takoi trupat dhe shikoi hartat në një dhomë me ndriçim të dobët dhe pa dritare pranë Bakhmutit.
Ai tha se ishte atje për të “uruar luftëtarët tanë” në Ditën e Forcave të Operacioneve Speciale, raporton skynews.
Edhe pse nuk mundi të zbulonte detaje mbi operacionet e tyre, ai deklaroi se ushtarët po bëjnë “me të vërtetë një luftë heroike”.
Zelensky po viziton shpesh vijat e frontit si pjesë e përpjekjeve për të rritur moralin e ushtarëve.
Ndryshe, raportohet se në brendësi të qytetit të Bakhmutit gjenden forcat ruse gjersa janë rrethuar prej ukrainasve.