Telenews

Zemaj: Heqja e akcizës për bujqit nuk është zbatuar asnjëherë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti duhet të reflektojë karshi rritjes së çmimeve kohëve të fundit, raporton Ekonomia Online.
Zemaj ka thënë se krahas vendimit për heqjen e akcizës për bujqit, kjo nuk është zbatuar asnjëherë.
“Në emër të LDK-së shpreh shqetësimin lidhur me rritjen enorme të çmimeve. Vendi ka një vit që ka hyrë në krizë të inflacionit. Publikimet e fundit në muajin maj janë rritur çmimet e konsumit për 12.5 për qind. Qytetarët e kanë pagur edhe TVSH e rritur në 104 për qind. Tani çmimi i naftës sillet 1.85. Si mund të krenohet qeveria për rritje të të hyrave ku po bie në kurriz të qytetarëve. Andaj kryeministër Kurti është mirë të zotoheni për këto masa. Vendimi për heqjen e akcizës për bujqit nuk është zbatuar asnjëherë”, tha Zemaj.

Të ngajshme

Gjest human: Të burgosurat në Lipjan u ndajnë dhurata nxënësve me nevoja të veçanta

KushtrimGuraj

​Lista e pasaportave më të fuqishme në botë, ja ku renditet Kosova

KushtrimGuraj

Arrestohet 29-vjeçari që vodhi para nga arka e bamirësisë së një xhamie në Ferizaj

Donat Hashani