Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm përmes konsensusit me subjektet parlamentare që kanë vullnet dhe guxim për të krijuar institucione të reja, raporton Ekonomia Online.
Ai theksoi se propozimi i LDK-së nuk ka qenë për të blerë kohë, siç pretendon VV-ja, por për të ofruar një mundësi unifikuese për qytetarët dhe për të adresuar tema afatgjata me rëndësi për Kosovën.
“Është e kuptueshëm që vetëm koncesusi me subjektet politike parlamentare dhe ata të cilët kanë vullnetin dhe të marrin guximin të kenë institucionet e reja të Kosovës e zgjedh këtë ngërç politik. Ne kemi qenë të qartë në propozimin tonë që të kem këtë tejkalim këtë krizë institucionale dhe propozimi nuk ka qenë për të blerë kohën siç po e pasqyron VV-ja por ta ketë një mundësi qytetarët në mënyrë unifikuese ku do të jenë tema afatgjate dhe që janë në interes të Kosovës”, ka theksuar Zemaj.