Telenews

“Zemër ke dështu” – LDK me aksion simbolik para Qeverisë në Ditën e të Dashuruarve

 

 

Forumi i Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Me fletushka në duar, të rinjtë e LDK-së kanë dërguar mesazhe për Qeverinë në Ditën e Shën Valentinit.

“Zemër ke dështu”, “Zemrën plotë, kuletën thatë”, “Me zemrën në darkë, por zemrën jashtë vendit”, janë disa mbishkrimet në fletushkat e aktivistëve.

Kryetari i Forumit Rinor të LDK-së, Paris Guri, tha se aksioni i tyre ka për qëllim t’ia përkujtojnë Qeverisë që po u përfundon mandati “me dështime në çdo fushë”.

Guri para mediave përmendi siç tha dështimet e për këto vite qeverisjeje.

Sot në Ditën e të Dashuruarve, jemi mbledhur këtu me një aksion simbolik për t’ia rikujtuar Qeverise se po u përfundon mandati me dështime në përmirësimin e jetës së qytetareve në Kosove në çdo fushë. Në vitin e saj të katërt, kjo Qeveri po vazhdon me dështime në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në marrëdhënie ndërkombëtare, në ngritjen e mirëqenies së qytetareve, në energji, dhe në secilën sferë tjetër. Të rinjtë e vendit tonë, ashtu si secili qytetarë i Kosovës, janë duke u përballur me një depresion kolektiv të shkaktuar nga popullistët të cilët kanë braktisur gjithçka, përfshirë edhe shtresën me vitale të shoqërisë sonë, rininëProblemet me të cilat ballafaqohemi sot, nga shtrenjtimi i produkteve bazike për jetesë dhe i energjisë elektrike, deri tek dështimet e njëpasnjëshme në arsim e shëndetësi që shpërfaqen me debaklin në testin PISA, me listat e gjata të pritjes në spitalet tona dhe me qytetarët që duhet të udhëtojnë për trajtim jashtë vendit, po e bëjnë jetën tonë këtu te papërballueshme”, deklaroi ai.

Të ngajshme

Komuna e Drenasit ju tregon rrugën e shkurtër që ju sjell në këtë qytet

Donat Hashani

Gjenerali Clark, Anëtar Nderi i Odës Ekonomike Amerikane dhe i Bordit të Guvernatorëve

Donat Hashani

Sipas të gjitha gjasave, pompa e konfiskuar në Veri është e Radojiçiq

Donat Hashani