Telenews

Zeqiri: Do t’i dëgjoj rekomandimet e ShBA-së, sot e kam ushtruar detyrën në Çabër

Kryetari i Zubin Potokut, sot e ka ushtruar detyrën e tij në zyrat komunale për komunitete, në fshatin Çabër.

Ai, ka thënë se i ka dëgjuar rekomandimet e ambasadorit të ShBA-së, në Kosovë, Jeff Hovenier.

Po ashtu, ai theksoi se dëshiron të jetë në harmoni edhe me Qeverinë e Kosovës.

“Sot ka qenë diçka pak më e qetë se dje. Unë kam dalë në zyrën komunale për komunitete në fshatin Cabër. Marirm informacione përreth komunës, gjatë ditës kemi punu në ato zyre. Ne do t’i dëgjojmë edhe rekomandimet e ambasadorit amerikan. I kemi disa obligime tona, unë i kam kompetencat kushtetuese, por dëshiroj të jemi në harmoni me Qeverinë dhe ndërkombëtarët”, ka thënë ai në Dukagjini.

Zeqiri theksoi ambasadorit amerikan i ka thënë se e drejta është te ata e jo te protestuesit në veri të vendit.

“Ne kemi të drejtë, kam thënë dhe se çfarë do të bëjë është se të gjitha objektet që janë të qytetarëve dhe shtetit i takojnë Kosovës, nuk i takojnë bandave, as atyre shërbimeve sekrete të Rusisë dhe Serbisë, por i takojnë Kosovës. Kushdo që thotë ndryshe, për mua është diçka e papranueshme sepse institucionet objektet, janë të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tha se këto ditë nuk është dëgjuar me kryeministrin, Albin Kurti, kurse me ministrin Elbert Krasniqi ka komunikuar dje pasdite.

Të ngajshme

Aktakuza për rezervat shtetërore, Avokati Musa: Prokuroria Speciale është institucioni më kredibil në Kosovë

KushtrimGuraj

Ushtarët moldavë të KFOR-it patrulluan në rajonin e Gjakovës

KushtrimGuraj

Prizrenasi e goditi zyrtarin e Postës së Kosovës, e vëllai i tij më pas e rrahu dëshmitarin e rastit

Donat Hashani