Telenews

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Bullgarisë viziton IPK-në

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj së bashku me zëvendësministrin e MPB-së Bardhyl Dobra, pritën sot në takim një delegacion nga Republika Bullgarisë me në krye me ministren e Punëve të Brendshme, Ivelina Dundakova.

Në komunikatë thuhet se në kuadër të këtij takimi u diskutua për mundësin e bashkëpunimit në fushën e mbikqyrjes policore, me theks të veçantë ne shkëmbimin e informacionit dhe luftimin e korrupsionit në Policitë e shteteve përkatëse.

Kryeshefi Hodaj i njoftoj mysafirët me funksionimin dhe aktivitetet e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe shprehu gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit me institucionet homologe Bullgare.

Gjithashtu zv. ministrja Dondakova, theksoj rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë integritetin në radhët e Policisë.

“Në fund të takimit palët u dakorduan për të vazhduar komunikimin në drejtim të arritjes së një marrëveshje të bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes në nismat e përbashkëta Rajonale”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj