Telenews

Zëvendëspresidenti i Malavi dhe nëntë të tjerë kanë vdekur në një aksident aeroplani

 

 

Zëvendëspresidenti i Malavi dhe nëntë të tjerë kanë vdekur në një aksident aeroplani, ka thënë presidenti i vendit.

Sipas mediave të huaja, aeroplani – me Saulos Chilima, gjashtë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit ushtarak – “doli nga radari” pasi u largua nga kryeqyteti, Lilongwe, të hënën në mëngjes.

Qindra ushtarë, oficerë policie dhe roje pyjore po kërkonin aeroplanin pasi u zhduk gjatë fluturimit 45-minutësh nga Lilongwe në qytetin e Mzuzu.

Dhe ai u gjet i shkatërruar në një pjesë malore të pyllit Chikangawa, tha të martën presidenti i Malavi, Lazarus Chakwera.

Ai shtoi: “Jam thellësisht i pikëlluar, më vjen keq t’ju informoj të gjithëve se ka rezultuar të jetë një tragjedi e tmerrshme”.

“Ekipi i kërkim-shpëtimit ka gjetur aeroplanin pranë një kodre… ata e kanë gjetur atë të shkatërruar plotësisht pa të mbijetuar”.

Ai tha gjithashtu se kontrollorët e trafikut ajror i thanë aeroplanit të mos tentonte një ulje në aeroportin e Mzuzu për shkak të motit të keq dhe dukshmërisë së dobët.

Pasi i kërkoi aeroplanit të kthehej pas Lilongwe, Chakwera tha se kontrolli i trafikut ajror humbi kontaktin me aeroplanin dhe ai u zhduk nga radarët.

Të ngajshme

Tetë fëmijë të vrarë nga të shtënat masive në Luiziana 

Blearta

Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ushqim për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet

Blearta

Ngushtica e Hormuzit mbyllet sërish, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA-së

KushtrimGuraj