Telenews

‘Zgavra nuk është vaginë’, gruaja trans refuzohet nga gjinekologu në Francë

Mjeku francez pranoi se nuk kishte trajnim apo njohuri për të trajtuar pacientët trans – pasi ekspertët thonë se nuk ka nevojë fare që një grua trans të vizitojë një gjinekolog.

“Unë trajtoj vetëm femra të vërteta” – kështu i tha gjinekologu francez Victor Acharian një gruaje transgjinore 26-vjeçare që ai refuzoi ta trajtonte në klinikën e tij në jugperëndim të vendit kohët e fundit.

Gruaja transgjinore, e shoqëruar nga i dashuri i saj, shkoi në një takim gjinekologjik, kur pas disa minutash pritje, sekretarja i tha se doktori nuk kishte pranuar ta vizitonte.

“I thashë se nuk jam kompetent, por mund të të drejtoj. Mund të të drejtoj në shërbime që mund të kujdesen më mirë për ty. Por pasi thashë këtë, gjërat shkuan keq”, tha gjinekologu Victor Acharian për Euronews.

“Mendova se isha i sinqertë kur thashë se nuk ishte specialiteti im. Nuk di si t’i trajtoj dhe nuk e kam problem të më quajnë injorant”, shtoi ai.

“Ti je transfobik!” thuhet se e reja ka bërtitur teksa dilte nga dhoma e konsultimit. Sipas mjekut gjinekolog, pacienti filloi të ofendonte sekretaren e tij, duke reaguar dhunshëm ndaj refuzimit.

Partneri i gruas, ende në tronditje, la një koment në rishikimet e klinikës në Google duke u ankuar për atë që kishte ndodhur.

Mjeku iu përgjigj me një mesazh drejtuar një “zotërie”, duke pretenduar se ai trajtonte “gratë të vërteta”.

Ai u justifikua duke thënë se “nuk ka aftësi të trajtojë burrat, edhe nëse ata kanë rruar mjekrën dhe kanë ardhur t’i thonë sekretares sime se janë bërë gra”.

Ai gjithashtu i kërkoi gruas që të merrte përsipër t’u thoshte transgjinorëve të tjerë se nuk ishin të mirëpritur në klinikën e tij.

Të ngajshme

Tahir Kukaj nderohet në New York nga Festivali Egjiptiano-Amerikan i Filmit

Valjeta Turkaj

“Nuk dija nëse të zbrisja apo të qëndroja”: Pasagjeri rrëfen panikun në trenin e sulmuar në Angli

Valjeta Turkaj

Dubai po fiton një tjetër kryevepër arkitekturore: E rrethuar nga uji, kjo ndërtesë do të bëhet një magnet për turistët

KushtrimGuraj