Telenews

Zgjedhet kryetari i PDK-së

Në Konventën e Përgjithshme të Partisë Demokratike e Kosovës, të njëmbëdhjetën me radhë, Memli Krasniqi është rizgjedhur kryetar i PDK-së.

Krasniqi ka falënderuar delegatët e pranishëm për besimin e dhënë, për të vazhduar së bashku punët e mira për Kosovën.

“Faleminderit shumë, për besimin. Faleminderit për mbështetjen. Faleminderit që nderin dhe përgjegjësinë më të madhe jetësore ma dhatë edhe sot sepse kur jam bashkuar për herën e parë në PDK në pranverën e vitit 2004 nuk e kam ëndërruar e as nuk e kam pasur ambicie të jem kryetar i partisë së Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha lideri i PDK-së. Krasniqi u zotua se do të angazhohet për ta rikthyer PDK-në si partinë e parë në vend.

“Krejt çka di dhe krejt çka mundem do ta bëj për ta rikthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin si partinë më të madhe dhe udhëheqëse të Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

Të ngajshme

PDK miraton Deklaratë Politike me 15 pika

Donat Hashani

Këto zona të Kosovës mbesin pa ujë për shkak të punimeve të KEDS-it

Donat Hashani

Hamza: PDK, forca me kontributin më të madh në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës

Donat Hashani