Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës ka filluar hetimet rreth zgjedhjes së Sokol Havollit kreyeshef i ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”.
Sipas një dokumenti që ka siguruar Paparaci, krimet ekonomike po hetojnë konkursin e përzgjedhjes së kryeshefit të “Prishtina Parking”.
Në kërkesën e siguruar Paparaci që Krimet Ekonomike ia kanë dërguar “Prishtina Parking” atyre u kërkohet që t’ua dërgojnë policisë; konkursin lidhur me kriteret e shpalljes për pozitën e kryeshefit në ndërmarre, dokumentacionin e aplikimit të kandidatëve në këtë pozitë dhe proces verbalet lidhur me vlerësimin e kandidatëve.
Më poshtë gjeni dokumentin e plotë:


