Në Fushë Kosovë, një nga zonat që po përjeton zhvillim të hovshëm urban, komplekset banesore Linda 22, 23, 24, 25 dhe 26 nga Al Trade po shndërrohen në një ndër projektet më tërheqëse për banim dhe investim.
Ky projekt i mirëorganizuar përfshin objekte moderne banimi dhe hapësira afariste, duke iu përgjigjur drejtpërdrejt kërkesës në rritje për jetë pranë Prishtinë, por me më pak ngarkesë urbane dhe qasje më të lehtë në infrastrukturë.
Punimet në këto komplekse po zhvillohen me ritëm të shpejtë, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar organizimit të brendshëm të banesave. Hapësirat janë të projektuara për funksionalitet maksimal, me ndriçim të bollshëm natyral dhe planimetri që i përshtaten nevojave të familjeve moderne, por edhe investitorëve që kërkojnë kthim të qëndrueshëm.
Një ndër avantazhet kryesore të komplekseve “Linda” është lokacioni strategjik. Ato ndodhen pranë magjistrales Fushë Kosovë – Prishtinë, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të lehtë drejt kryeqytetit dhe zonave të tjera përreth. Afërsia me shkolla, institucione dhe shërbime të ndryshme e bën jetën e përditshme më praktike dhe më pak stresuese.
Nga aspekti ndërtimor, projekti është realizuar sipas standardeve moderne, me fokus në izolim cilësor, qëndrueshmëri strukturore dhe përdorim të materialeve të standardit të lartë. Këta faktorë ndikojnë drejtpërdrejt në komoditetin e banimit dhe në ruajtjen e vlerës së pronës në afat të gjatë.
Në këtë kontekst, komplekset “Linda” po shihen gjithnjë e më shumë si një mundësi reale për ata që kërkojnë një shtëpi pranë Prishtinës, apo një investim të sigurt në tregun imobiliar.
Për më shumë informacione kontaktoni:
Facebook: Al Trade Center
Nr.tel: 00800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777/
E-mail: info@altradecenter.com

