Telenews

Zgjedhjet e 7 qershorit, mblidhet KQZ-ja – ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje mbahet nga ora 11:00, ndërsa në rendin e ditës së saj janë disa pika të ndryshme që kanë të bëjnë me përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Klankosova.tv

Më poshtë rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Aktivitetet e Zyrës;2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës për grupin e dytë të organizatave vëzhguese për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 20263. Këshilli për Operacione Zgjedhore;

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipit të numërimit në qendrat komunale të numërimit;

3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve për vendet e pa plotësuara;

3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për ekipet mobile për Votimin me Nevoja të Veçanta (VPNV);3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i stafit rezervë të KVV dhe stafit asistues në përfaqësi diplomatike.

4. Të ndryshme.

Të ngajshme

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për sulm seksual ndaj një gruaje

Rrezarta Ramaj

Shtoni lëng limoni në lavatriçe dhe largoni nuancat e verdha nga rrobat

Rrezarta Ramaj

Ngrihet aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Rrezarta Ramaj