Telenews

“Zgjedhjet e reja do të prodhojnë krizë të re”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në emisionin “Click” në RTV21, tha se nëse nuk arrin të formohet qeveria dhe vendi shkon në zgjedhje, prapë një gjë e tillë nuk do të ishte zgjidhje për Kosovën.

“Krejt toleranca është se në ato 45 ditë sa merren vesh me caktu një datë… Po i vjen fundi krizës, po tani ka me hy në një tunel tjetër, prapë kriza ka me riciklu krizë. Zgjedhjet nuk kanë me prodhu kurgjo tjetër pos një krizë të re, në një kohë tjetër, në një rrethanë tjetër. Ne jemi hy në një cikël të mbyllur, i cili për herë të parë po ndodh në Kosovë në këto katër vite… Zoti Kurti në politikë e ka pru raportin e kushtëzuar brenda, dhe në raport me partnerët e ka ndërtu raport të kushtëzuar,” tha Haziri, duke shtuar se vështirë do të thyhet ky kushtëzim.

Të ngajshme

Grabitje e armatosur në autostradën “Ibrahim Rugova”

Valjeta Turkaj

Trump: Do t’i vrasim njerëzit që sjellin drogë në vendin tonë

Valjeta Turkaj

Dështon të dëgjohet dëshmitari në rastin e Kostiq dhe Miloviq

Valjeta Turkaj