Telenews

Zgjedhjet e së dielës, kujdestarojnë rreth 100 prokurorë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar se për zgjedhjet lokale të së dielës, Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve, duke garantuar integritetin e procesit zgjedhor.

Bëhet e ditur se në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.

Sipas kësaj zyreje, ata do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në zgjedhjet e sivjetme lokale.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”.

Të ngajshme

Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll – Ambasada e Kosovës jep detaje

Valjeta Turkaj

Limaj: Nisma garon në zgjedhje me 110 kandidatë për deputetë

Valjeta Turkaj

LDK dhe AAK i nxjerrin listat e plota të kandidatëve, VV dhe PDK ende jo

Valjeta Turkaj