Telenews

Zgjedhjet në veri, KQZ-ja njofton se ka filluar afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar subjektet politike të kryetarëve aktualë (Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediet si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja), se ka filluar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: www.kqz-ks.org.

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike:

https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të medieve:

https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

Aplikimi për akreditimin e vëzhguesve të OJQ, Organizatave Qeveritare, Organizata Ndërkombëtare dhe përfaqësues të vendeve të huaja në Kosovë:
https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-ojq-ve/

Në njoftim thuhet se vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këtë proces votimi.

source

Të ngajshme

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj