Në një nga qytetet më të bukura dhe historike të Kosovës, po merr jetë një projekt modern banimi që kombinon stilin, rehatín dhe cilësinë e jetesës Hill Side Residence. I zhvilluar nga ACE Group, ky kompleks është menduar për ata që kërkojnë më shumë sesa thjesht një banesë për ata që duan një shtëpi të vërtetë.
Hillside Residence ofron arkitekturë bashkëkohore, hapësira të ndriçuara natyrshëm dhe organizim funksional të çdo banese. Çdo detaj është menduar për të krijuar një ambient të ngrohtë dhe praktik për jetën tuaj të përditshme.
- Materiale cilësore dhe të certifikuara që garantojnë qëndrueshmëri afatgjatë
- Izolim termik dhe akustik i avancuar, për një ambient të qetë dhe efikas në energji
- Sisteme moderne ndërtimi, që rrisin sigurinë dhe funksionalitetin
- Standard i lartë përfundimesh, nga dyshemetë deri te instalimet elektrike dhe hidraulike
I vendosur në një zonë të qetë dhe me pamje të mrekullueshme, kompleksi ju ofron balancën perfekte mes privatësisë dhe afërsisë me qytetin. Shkollat, qendrat tregtare dhe shërbimet kryesore janë vetëm disa minuta larg.
Ndërtuar me standarde të larta dhe materiale cilësore, Hillside Residence garanton siguri, qëndrueshmëri dhe investim të sigurt për të ardhmen tuaj. ACE Group njihet për përkushtimin ndaj cilësisë dhe besimit të klientëve.

